You dont have javascript enabled! Please enable it! Zvicër, 22-vjeçari shqiptar arrestohet me një kg "Pluhur të bardhë"

Zvicër, 22-vjeçari shqiptar arrestohet me një kg “Pluhur të bardhë”

Zvicër, 22-vjeçari shqiptar arrestohet me një kg “Pluhur të bardhë”

Një 22-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në kantonin Ticino të Zvicrës, pasi gjatë një kontrolli policor në automjetin ku udhëtonte janë zbuluar rreth një kilogram kokainë dhe disa qindra franga zvicerane. Bashkë me të është arrestuar edhe një 53-vjeçar zviceran, ndërsa ndaj të riut shqiptar rëndojnë edhe dyshimet për pastrim parash dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë së Ticinos, Policisë Kantonale dhe Zyrës Federale për Dogana dhe Siguri Kufitare (BAZG), arrestimet janë realizuar të dielën, më 15 nëntor 2026, pak pas orës 11:00, në lokalitetin Ligornetto.

Dy personat po udhëtonin me një automjet me targa zvicerane, kur janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët e doganës dhe sigurisë kufitare.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, autoritetet kanë zbuluar rreth një kilogram substancë narkotike të llojit kokainë, si dhe disa qindra franga zvicerane në para të gatshme.

Policia ka bërë të ditur se 53-vjeçari është shtetas zviceran me vendbanim në kantonin Bernë, ndërsa 22-vjeçari është shtetas shqiptar me vendbanim në Shqipëri.
Të dy personat dyshohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët, ndërsa ndaj 22-vjeçarit shqiptar janë ngritur dyshime shtesë për pastrim parash dhe shkelje të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin.