Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është dënuar me një muaj burgim me kusht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas vendimit të shpallur, dënimi prej një muaji burgim është me kusht dhe nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të përcaktuar nga gjykata.
Kjo do të thotë se Kuçi nuk do ta vuajë dënimin me burgim, për sa kohë që respekton kushtet e vendosura nga gjykata.