Gostivar, 25 Qershor 2026 – Një 58-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit është raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, rasti është denoncuar më 24 qershor rreth orës 15:30 në Departamentin e Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar nga vëllai i tij, M.Sh. (54). Ai ka dëshmuar para autoriteteve se vëllai i tij, S.Sh. (58), është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas denoncimit të familjarëve, personi i zhdukur vuante nga probleme shëndetësore.
Organet kompetente dhe strukturat policore të rajonit të Gostivarit kanë bërë të ditur se po ndërmarrin masa intensive në terren dhe po kryejnë të gjitha kërkimet e nevojshme me qëllim gjetjen sa më të shpejtë të 58-vjeçarit.