Motoçiklisti humb jetën në aksident në rrugën Podujevë–Prishtinë,në Vranidoll
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë–Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një motoçiklist.
Sipas informacioneve fillestare, motoçiklisti është përplasur me disa mermerë buzë rrugës.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.
„Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.