Tragjedi në Angli: Kamioni i mbeturinave shtyp për vdekje 30-vjeçarin shqiptar po flinte në kosh, askush nuk e futi në shtëpi…
Një ngjarje që të trondit shpirtin ka ndodhur në Britaninë e Madhe.
Sajmir Beça, 30 vjeç, me origjinë nga fshati Novosej i Kukësit, ka humbur jetën në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.
I vetëm, i ngrirë nga i ftohti, i lodhur nga jeta e vështirë e emigracionit, ai ishte strukur brenda një kosh plehrash për të kaluar natën. Aty kërkoi pak ngrohtësi, pak mbrojtje… pak shpresë.
Por në agim, tragjedia goditi pa mëshirë:
kamioni i mbeturinave e ka shtypur për vdekje, pa ditur se brenda ishte fshehur një njeri që kërkonte vetëm një vend ku të mbijetonte.
Edhe më e rëndë është se, sipas raportimeve, Sajmiri kishte telefonuar disa miq më herët, duke kërkuar ndihmë… por askush nuk e pranoi në shtëpi atë natë.
Ai humbi jetën në heshtje, në të ftohtë, në një kosh plehrash një realitet i hidhur për emigrantët që shpesh mbeten pa strehë, pa mbështetje, pa një dorë të zgjatur.
Një jetë që u shua mes mbeturinave të një qyteti të huaj.
Një dhimbje që na rëndon të gjithëve.
Zoti e pastë mëshiruar.