“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë në moshën vetëm 37-vjeçare Faton Kurtishi djali ynë i dashur, i cili për shumë vite jetoi dhe punoi në Zvicër.
Edhe pse larg vendlindjes, zemrën e kishte gjithmonë këtu, pranë familjes dhe njerëzve të tij.
Trupi i tij do të sillet në atdhe, ku do të përcillet për në banesën e fundit në varezat e fshatit Kamjan.
Do të ju informojmë për Vorimin ditëve në vazhdim .!
Do të kujtohet për punën, përkushtimin dhe zemrën e tij të mirë.
I qoftë i lehtë dheu i Kamjanit, e Zoti e shpërbleftë me xhenet.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kurtishi , të afërmve dhe gjithë miqve.