You dont have javascript enabled! Please enable it! Talenti nga Debreshi shkëlqen me Kombëtaren Shqiptare U14

Talenti nga Debreshi shkëlqen me Kombëtaren Shqiptare U14

Talenti nga Gostivari, Rinor Saliji, shkëlqen me Shqipërinë U14 në “Shtëpinë e Futbollit”

Futbollisti i talentuar nga Debreshi i Gostivarit, Rinor Saliji, vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij premtuese në futbollin e të rinjve.

Pas ftesës zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, talenti i ri iu bashkua grumbullimit të Shqipëria U14, ku mori pjesë në aktivitetet stërvitore të organizuara në “Shtëpinë e Futbollit”.

Nën drejtimin e stafit teknik kuqezi, Saliji zhvilloi seanca intensive stërvitore dhe la përshtypje shumë të mira edhe në ndeshjen testuese të zhvilluar gjatë grumbullimit. Futbollisti nga Gostivari u dallua me paraqitjen e tij në fushë, duke konfirmuar potencialin dhe talentin që posedon për të ardhmen.

Rinor Saliji është pjesë e KF Arsimi, klub i njohur për punën me grupmoshat e reja dhe zhvillimin e talenteve. Paraqitja e tij me fanellën kuqezi konsiderohet një tjetër sukses për akademinë dhe futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Performanca e tij me Shqipërinë U14 shihet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt një karriere të suksesshme në futboll.