SULMOI FIZIKISHT BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET 37-VJEÇARI NË ÇEGRAN
Më 14.11.2026, në ora 18:45, në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Çegran
kanë privuar nga liria personin (37) nga i njëjti fshat. Ai dyshohet se rreth orës 12:30, në shtëpinë familjare në Çegran, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal.