Studentët kanë nisur paraditen e kësaj të shtune protestën e radhë në Tiranë, në ditën e pesë të saj, duke nisur fillimisht nga rruga përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa më vonë ashtu siç ka ndodhur ditët e kaluara, do të shpërndahet në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sot, është paralajmëruar një revoltë edhe më e madhe, sepse në rrjetet sociale të rinjtë janë shprehur se diaspora është nisur drejt Tiranës.
Ndërkohë, forca të shumta policore janë vënë në gatishmëri në Ministrinë e Arsimit, por edhe pas godinave strategjike qeveritare, siç është Kryeministri. Edi Rama ka qenë deri në orën 11:00 në zyrën e tij.
Pamjet tregojnë momenti kur makina e tij, e shoqëruar nga eskorta e Gardës së Republikës dhe një patrullë e Policisë së Shtetit, largohet nga Kryeministria përgjatë bulevardit, në drejtim të shtëpisë së tij në Surrel.