You dont have javascript enabled! Please enable it! Numër i madh Mërgimtarësh nisen drejt Vendlindjes! Ja çka po ndodh...

Numër i madh Mërgimtarësh nisen drejt Vendlindjes! Ja çka po ndodh…

Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës, përcjell tetova1

Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë përballen Arkin Jahia, dhe Stojançe Radiçevski.

Me këtë rast, është publikuar edhe një mesazh emocional, ku theksohet rëndësia e mbështetjes për kandidatin shqiptar dhe mobilizimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Amanet e kemi nga babai, vëllanë tonë shqiptar mos e japim kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar, krahas pamjeve nga ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

Ardhja e tyre shihet si një mobilizim i diasporës shqiptare për të marrë pjesë në votimin e nesërm në Komunën e Bërvenicës./tetova1.mk