Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij për vitin aktual.
Sipas deklarimit, pasuria e paluajtshme mbetet e pandryshuar – bashkëshortja e tij posedon një banesë në vlerë prej 400,000 €.
Në llogarinë e tij bankare, Kurti ka deklaruar rreth 1,800 € para të gatshme.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar 15,000 € në një bankë në Norvegji, si dhe 500 € të tjera si kursime të vajzës së tyre.
Kurti vazhdon të paguajë qira prej vetëm 250 € në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës.
Të gjitha këto të dhëna janë bërë publike nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të transparencës për pasuritë e zyrtarëve shtetërorë.