Bedri Ramadani është një mjek i suksesshëm shqiptar në Gjermani, i cili punon si kardiokirurg.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tregoi se prej vitit 2019 ai ka kryer 53 transplante zemre.
Ndërsa në total, Klinika e Kardiokirurgjise ne Dusseldorf, ku ai punon, prej vitit 2010 i ka kryer 300 transplante në zemër.
Mjeku shqiptar ka shpëtuar shumë jetë falë përkushtimit të tij në këtë fushë, duke u bërë një emër i njohur edhe në mediat gjermane.
Në total, për sa u përket operacioneve të zemrës, mjeku Ramadani tregoi se kryer mbi 6300 operacione që lidhet me komplikime kardiake./CNA