You dont have javascript enabled! Please enable it! “Mos e kërko vëllain se nuk jeton më”/ Flet motra e Aranitit: Nuk besoj se...

“Mos e kërko vëllain se nuk jeton më”/ Flet motra e Aranitit: Nuk besoj se…

Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje ba nal për një kafe përfundoi me shuarjen e dy personave.

33-vjeçari Flori Paluçi i mori jeten 23-vjeçarit Aranit Kurti në Manëz. Edhe Paluçi u shua, pasi u qit nga 21-vjeçari Daniel Pepa. Në një intervistë televizive, ka folur për herë të parë motra e Arianit Kurtit.

Flutura Gjimi ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e kobshme, teksa shtoi se nuk e beson se ngarja ka ndodhur për një kafe.

“Lajmin e mora në mënyrën më të keqe. Atë ditë isha në gjumë dhe dëgjova vjehrrën që fliste në telefon. Dola e pyeta se çfarë ka ndodhur. Ajo tha nuk ka gjë. Kam marrë telefonin dhe telefonova vëllain por ai nuk u përgjigj. Kur mora dikë tjetër ta pyesja a dinte gjë, më tha ‘vëllai yt nuk jeton me’.

Kam lënë telefonin dhe më ka veshur vjehrra. Kam dalë në Manzë kërkoja vëllain. Më morën në telefon pastaj dhe më thanë ‘Mos e këkron më se nuk eshte me’. Aty kam rënë dhe nuk di çfarë u bë. Më pas ka ardhur bashkëshorti im, i cili kishte shkuar e kishte parë. Më pas vëllai im ka shkuar në vendngjarje dhe ai nuk e besonte.

Shkoi në polici dhe ata ia konfirmuan. Nuk e besoj çfarë shteti është ky që të njihen të gjithë dhe ta marrim vesh n këtë mënyrë.

Kam shkuar te lokali dhe pashë plot me njerëz. Vëllai im rrinte çdo ditë aty dhe nuk ka bërë asnjëherë sherr. Mami dhe babai jetojnë jashtë dhe ata nuk dinin asnjë, kanë ardhur pa e ditur se ai kishte ikur.

Mbështetje kemi patur vetëm infermieret e zonës sepse ishim shumë keq, asnjë person tjetër. Kemi qenë shumë të lidhur. Kur jam martuar unë ai ishte 5 vjeç. Ka ndenjur më shumë me mua. Edhe natën e fundit ishte në shtëpinë time. Netët e tjera e përcillja vetë kur dilte por atë natë nuk e di pse nuk dola. Asnjëherë nuk kam parë gjë të keqe nga ai. E kisha si fëmijën time. Ai ka qenë sypatrembur.

Herën e fundit kemi bërë shaka, vetëm kemi qeshur. Nuk kam dalë ta përcjell dhe e pyes veten pse nuk dola. Ai ka qenë njeri i qetë, nuk ishte njeri debatesh. Nuk ka patur as konflikte të mëparshme. Njerëzit flisnin të gjithë mirë për të. Unë nuk e besoj dot që e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kafe. Të gjithë po e përjetojmë shumë keq sepse kemi qenë shumë të lidhur. Ai na bashkonte, na bënte për vete të gjithëve. Shteti na ka shumë borxh të gjithëve. E lanë sikur ai të ishte vetëm dhe nuk na lajmëroi njeri.