Një takim krejt i rastësishëm ka bashkuar sot dy pilotë me origjinë nga Struga në aeroportin e Vjenës, duke sjellë një moment të veçantë mes angazhimeve të tyre profesionale.
Kapiteni Ardit Sela dhe piloti Ariton Ismaili, të dy në krye të detyrës, janë takuar rastësisht në ambientet e Vienna International Airport, ku kanë shkëmbyer përshëndetje dhe disa momente bisede.
Takimin e papritur, Ismaili e ka ndarë edhe në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një koment me humor:
“Takim rastësor me Kapiten Arditin, e ku ka më mirë se dy Struganë me uniformë në krye të detyrës.”
Fotografia e dy pilotëve krah për krah në aeroport ka tërhequr vëmendje, ndërsa takimi është një tjetër moment që tregon se struganët vazhdojnë të jenë të pranishëm në profesione të ndryshme dhe në vende të ndryshme të Evropës.
Nga Struga në qiellin evropian, dy pilotët u kryqëzuan rastësisht në Vjenë – një takim i shkurtër, por me shumë krenari strugane.(StrugaLajm.com)