You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me Doktorin shqiptar në Gjermani, Klinika e tij ofron shërbime mjeksore cilësore...

Njihuni me Doktorin shqiptar në Gjermani, Klinika e tij ofron shërbime mjeksore cilësore…

Qendra Mjekësore me pronar shqiptar!

Të gjithë ne që jetojmë në Gjermani e dimë se sa vështirë është bërë kohët e fundit të marrim një termin te mjeku, në veçanti tek specialistët e mirë dhe kompetentë. Ndaj më vjen shumë mirë që sot mund t’ju prezantoj një specialist të mirë, internistin dhe kardiologun e njohur shqiptar në Gjermani, Dr. Ardian I. Mustafai. Ardiani me datën 1 tetor 2024 ka hapur Qendrën Mjekësore për Kardiologji, Mjekësi Interne dhe Mjekësi Familjare, ku ai është edhe pronar dhe menaxher (CEO).

Kjo Qendër gjendet në Mülheim an der Ruhr, që shtrihet në trekëndëshin Duisburg-Düsseldorf-Essen. Por në këtë Qendër mund të lajmërohen dhe të shkojnë dhe të kërkojnë shërbime mjekësore të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë në Gjermani.

Shpresoj që kurrë të mos keni nevojë për mjekë, por nëse keni nevojë për shërbime të specializuara mjekësore në Kardiologji dhe në degë të tjera të mjekësisë, mund të kontaktoni në:

Tel: +49 (0)208 78 20063
Fax: +49 (0)208 78 20065
E-mail: Info@medicus360.de

Nga data 1 janar 2025 të gjitha detajet do t’i gjeni edhe në faqen e internetit: www.medicus360.de
Unë kam biseduar gjatë me Ardianin dhe ai premton se së bashku me ekipin e tij të mjekëve dhe infermierëve do t’ju japin termine shumë shpejt, e jo të pritni nga 5-6 muaj një termin.
Ndërsa me cilësinë e shërbimeve mund të bindeni vetë kur të shkoni në këtë Qendër!