Një nga rastet më të bujshme të kronikës së zezë në Kosovë ka marrë sot fund në gjykatë.
Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”, është dënuar me 23 vite burg për të rëndë dhe 2 vite të tjera për ar më m ba jtje pa leje, duke u përballur me një dënim total prej 24 vitesh burg.
Vendimi u dha nga Gjykata e Prizrenit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2023, kur një person nga Kukësi humbi jetën pas një përleshjeje të ashpër në ambientet e një klubi nate, ku “Kobra” ishte i pranishëm.
Sipas aktakuzës, Dibran Hoxha kishte qëlluar me armë drejt viktimës pas një konflikti që nisi fillimisht për motive të dobëta, por që më pas degjeneroi në tragjedi.
Ndërkohë, gjykata ka dhënë vendimin edhe për bashkëpunëtorin e tij, Roland Susuri, i cili është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale:
Pjesëmarrje në rrahje – 1 vit e 6 muaj, Manipulim me prova – 4 vite e 6 muaj, Armëmbajtje pa leje – 1 vit e 6 muaj.
Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në një lokal të Prizrenit, tronditi opinionin publik, pasi u shoqërua me pamje të dhunshme që u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Sipas hetimeve, pas përplasjes fizike në klub, “Kobra” kishte nxjerrë ar mën duke qitur , ndërsa përpjekjet për ta ndihmuar viktimën kishin qenë të kota.
Ky vendim mbyll një dosje të gjatë hetimore, ndërkohë që avokatët e të dënuarit kanë paralajmëruar apelim të vendimit, duke pretenduar se Hoxha ka vepruar në vetëmbrojtje.