You dont have javascript enabled! Please enable it! Nesër i jepet Lamtumira e fundit Mërgimtarit nga ZVICRA, Varrimi bëhet në vendlindje...

Nesër i jepet Lamtumira e fundit Mërgimtarit nga ZVICRA, Varrimi bëhet në vendlindje…

Nesër jepet lamtumira e fundit për Arben Aliu, në fshatin Tuhin

Të enjten, më 19 shkurt 2026, do t’i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Arben Aliu. Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 13:30 në fshatin Tuhin të Kërçovë, ku familjarët, miqtë dhe shokët do t’i japin nderimet e fundit.

Pritja për ngushëllime do të organizohet në Tuhin, te Bashët e Epërme.

Arben Aliu lindi më 19 qershor 1985 në Kërçovë dhe rridhte nga një familje arsimdashëse nga fshati Tuhin. Që në moshë të vogël, së bashku me familjen, u vendos në Zvicër, ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen profesionale për automekanik.

Për 16 vjet punoi në një garazh të autorizuar të Mercedesit, ndërsa në tetë vitet e fundit ishte i angazhuar në Bernmobil, ku shërbeu me përkushtim deri në ditën e fundit të jetës.

I ndjeri ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, vajzës Nafije (19 vjeç) dhe djalit Imet (15 vjeç).
Ngushëllime familjes