Një përgjigje e thjeshtë, por me domethënie të thellë, e hoxhës së ndjerë Jakup Asipi po qarkullon sërish në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje mesazhet e tij të qarta dhe praktike për besimtarët.
Në një pyetje drejtuar atij: “Çka ndodh nëse harroj me bë nijet në syfyr?”, ai ishte përgjigjur:
“Me harru me bo nijet dmth e ke bo nijet! E qysh kështu?! Kështu pra pse je qu n’syfyr ti? Për me agjëru nesër, dmth e ke bë nijet me agjëru nesër. Pse s’je qu tjetër ditë n’syfyr, se s’e ke pas mendjen me agjëru. Vet zgjimi në syfyr dmth e ke bë nijet. Nijeti nuk e ka vendin në gojë, ai e ka vendin në zemër.”
Me këtë sqarim, hoxha Asipi theksonte një parim thelbësor në fenë islame: nijeti është çështje e brendshme, e lidhur me zemrën dhe qëllimin, jo domosdoshmërisht me shqiptimin verbal.
Mesazhe të tilla vazhdojnë të kujtohen me respekt nga besimtarët, si dëshmi e qasjes së tij të afërt, të kuptueshme dhe të rrënjosur në thelbin e mësimit fetar.