You dont have javascript enabled! Please enable it! ‘Ndërron loja’, Albulena Haxhiu tregon emrin për President

‘Ndërron loja’, Albulena Haxhiu tregon emrin për President

Albulena Haxhiu është deklaruar lidhur me qëndrimin e Hykmete Bajramit, e cila ka thënë se nëse kandidati për president vjen nga LDK-ja, ajo do ta votojë pro.

Haxhiu ka vlerësuar se një qëndrim i tillë është i gabuar, duke theksuar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një person që nuk është pjesë e ndonjë partie politike.

Megjithatë, në diskutimin për emrat partiakë, Haxhiu ka përmendur edhe një emër nga Lëvizja Vetëvendosje – Glauk Konjufcën – si një nga figurat që mund të konsiderohet në këtë proces.

“Ne, nëse flasim për emra partiakë, e kemi Glauk Konjufcën”, është shprehur Haxhiu, duke e futur kështu edhe emrin e Konjufcës në diskutimin për presidentin e ardhshëm.