You dont have javascript enabled! Please enable it! Mëngjes tragjik në këtë qytet me të vdekur

Mëngjes tragjik në këtë qytet me të vdekur

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një i ri dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

“Sot, më 29.09.2026, rreth orës 06:20, policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Driton Rugova.

Zëdhënësi shtoi se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga organet kompetente.