Miq, familjarë dhe dashamirë,
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer ju njoftoj se dje, në mënyrë krejt të papritur, si pasojë e një arresti kardiak, u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare nipi ynë shumë i dashur, OSMAN SHALA – OSSI (djali I Mehmetit-vëllaut tim).
Ossi – Ossian Shala jetonte në Suedi së bashku me familjen e tij të ngushtë e tē gjërë dhe ishte një djalë i mrekullueshëm, i dashur, i buzëqeshur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Largimi i tij i parakohshëm nga jeta ka lënë një zbrazëti të madhe në zemrat tona dhe një dhimbje që fjalët vështirë se mund ta përshkruajnë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ossin tonë të dashur.
Zoti e mëshiroftë dhe e pastë pranë dritës së Tij, ndërsa familjes sonë i dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
🕊️ U prehësh në Paqen e Parajsës bukuroshi jonë!
Ngushllimet me të thella vëllaut tim Mehmet-it dhe gjithe familjarëve tjerë!
Vërejtje:
Për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për ceremonitë e tjera mortore, do t’ju njoftojmë ndërkohë.
Me pikëllim të thellë
Familja Shala