Ndërron jetë mërgimtari nga Zvicra, njeriu i urtë dhe i dashur me të gjithë…
Sot i dhamë lamtumirën e fundit mikut të familjes sonë, njeriut të urtë e të dashur, mërgimtarit nga Zvicra, Xhemail Bunjaku.
Pas ndarjes nga jeta, mbeten veprat dhe kujtimi i mirë që lë njeriu deri në momentin e fundit.
Për Xhemën sot folën të pranishmit në varrim për një djalë model, të edukuar dhe shumë të dashur për të gjithë.
Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.
Prehu në paqe, Xhemë.