You dont have javascript enabled! Please enable it! Identifikohen pas 27 vitesh mbetjet mortore të Masar Dushit, ishte vetëm 23 vjeç kur u zhduk...

Identifikohen pas 27 vitesh mbetjet mortore të Masar Dushit, ishte vetëm 23 vjeç kur u zhduk…

Identifikohen pas 27 vitesh mbetjet mortore të Masar Dushit

Janë identifikuar mbetjet mortore të Masar Imer Dushit, i zhdukur që nga prilli i vitit 1999 gjatë Ma sakr ës së Kralanit. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur.

Sipas njoftimit të familjes Dushi, ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 27 shkurt 2026, nën patronatin e Komunës së Klinës.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:30 në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ndërsa rivarrimi do të bëhet në ora 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe, Grabanicë.

Familja do të presë ngushëllime më 28 shkurt.
Rivarrimi i Masar Imer Dushit shënon përmbylljen e një pritjeje të gjatë dhe rikthimin e dinjitetit për një të ri të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.