You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndahet nga jeta, frizeri i njohur Shqiptar nga Tetova

Ndahet nga jeta, frizeri i njohur Shqiptar nga Tetova

Njoftohet ndarja nga jeta e Lutfia Nexho. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga djali i të ndjerit, i cili përmes një mesazhi prekës ka njoftuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për humbjen e babait të tij.

Në njoftimin e tij, djali i të ndjerit shpreh pikëllimin e thellë për këtë humbje të madhe:
> “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur, Lutfia Nexho. Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të drekës, te Varrezat e Reja. Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
>
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot pas faljes së namazit të drekës te Varrezat e Reja, ku familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.