You dont have javascript enabled! Please enable it! “Audi” del nga rruga në autostradën Tetovë–Gostivar, katër të rinj përfundojnë të lënduar

“Audi” del nga rruga në autostradën Tetovë–Gostivar, katër të rinj përfundojnë të lënduar

Një aksident i rëndë ka tronditur rrugën Tetovë–Gostivar, ku një automjet “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.


Në veturë ndodheshin katër të rinj nga Dibra, të cilët kanë mbetur të lënduar. Sipas policisë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Gjendja e të lënduarve ka kërkuar ndërhyrje mjekësore, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.


Ekipi i DPB Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit, ndërsa po përcaktohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.