You dont have javascript enabled! Please enable it! LAJMI I FUNDIT: Zbulohen të arrestuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

LAJMI I FUNDIT: Zbulohen të arrestuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

Policia ka ndaluar tre persona të dyshuar për grabitjen e një argjendarie në Gostivar.

Poashtu dhe ka kryer bastisje në qytetet e Kërçovës dhe Gostivarit.

Të arrestuarit janë A.Sh, 33 vjeç, A.P, 37 vjeç dhe V.E, 30 vjeç.

Bastisje është realizuar edhe në banesën e E.E, 56 vjeç. Gjatë kontrolleve janë gjetur armë dhe sende me vlerë.

Të gjithë të dyshuarit lidhen me grabitjen spektakolare të argjendarisë në Gostivar, ku u vodhën 18 kilogramë ar me vlerë rreth 1.8 milionë euro. /Alsat