You dont have javascript enabled! Please enable it! LAJMI I FUNDIT: Policia arreston të dyshuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

LAJMI I FUNDIT: Policia arreston të dyshuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

Policia ka arrestuar tre persona që dyshohen për grabitjen e artarisë në Gostivar, dhe ka kryer bastisje në Kërçovë dhe Gostivar.

Janë arrestuar A.Sh 33 vjeçar, A.P 37 vjeçar dhe V.E 30 vjeçar.

Bastisje është kryer edhe në shtëpinë e personit E.E 56 vjeçar.

Gjatë bastisjes janë gjetë armë dhe gjëra të tjera me vlerë.

Të gjithë dyshohen për grabitjen spektakolare të artarisë në Gostivar, ku u vodhën 18 kg ari në vlerë prej 1.8 milionë euro./ Alsat.mk