You dont have javascript enabled! Please enable it! LAJMI I FUNDIT: Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Gjatë protestës që po mbahet në Prishtinë, është arrestuar nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, përkatësisht djali i vëllait të tij, Gani Thaçi.

Arrestimi ka ndodhur në kohën kur situata para institucioneve shtetërore është tensionuar, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protesta ka vazhduar gjatë mbrëmjes para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Sipas Policisë, një pjesë e protestuesve kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të ndryshme drejt objekteve shtetërore, ndërsa është përdorur gaz lotsjellës për ta vënë situatën nën kontroll.

/PodujevaSot