LAJMI I FUNDIT/ 57-vjeçari nga Maqedonia humb jetën në avion
Një qytetar nga Maqedonia ka ndërruar jetë dje, më 23 nëntor, gjatë fluturimit nga Çikago drejt Beogradit.
Sipas “Telegraf”-it, pasagjeri 57-vjeçar është ndier keq gjatë udhëtimit.
Stafi i avionit ka tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, por ai nuk ka reaguar.
Pas uljes së aeroplanit, mjekët në aeroport kanë mundur vetëm të konstatojnë humbjen e tij.
Nje lajm shume i trishte per Udhetaret e ketij avioni.