You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i trishtë: Ndërron jetë në moshë të re Mësuesja Shqiptare

Lajm i trishtë: Ndërron jetë në moshë të re Mësuesja Shqiptare

Lajm i trishtë: Ndërron jetë në moshë të re Mësuesja Shqiptare

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Korçës, ku ka ndërruar jetë në moshë shumë të re mësuesja Fjoralba Dule, e cila prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht forcës, shpresës dhe përkushtimit që e karakterizonte, Fjoralba nuk mundi ta fitonte këtë betejë të padrejtë.

Largimi i saj ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe te nxënësit që e vlerësonin për dritën, mirësinë dhe pasionin që sillte çdo ditë në klasë.

Edhe pse jeta iu ndërpre në kulmin e saj, kujtimi i Fjoralbës do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta donin.

Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të Korçës.