Lajmi fundit/ Prokuroria merr vendim për Gani Gecin
Prokurori i Shtetit ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Gani Gecin.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës u ndalua të hënën pas mesnate nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Prokuroria e Shtetit njoftoi sot në raportin 24-orësh për paraqitjen e kërkesës për paraburgim për një person të dyshuar për kanosje.
Paparaci merr vesh se bëhet fjalë për Gani Gecin, të ndaluar në orët e para të mëngjesit të së martës.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për vepër penale ’Kanosja’”, ka njoftuar Prokuroria.
Ish-deputeti do të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake sot në orën 13:00.