You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i mirë për fluturimet ajrore nga Shkupi

Lajm i mirë për fluturimet ajrore nga Shkupi

Nga 1 maji do të nisë funksionimin linja e re ajrore direkte Shkup–Tivat, me dy fluturime në javë. Lidhja pritet të lehtësojë udhëtimet dhe të nxisë turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendëskryeministri malazez, Filip Ivanoviq, gjatë një konference të përbashkët për media.

Nikolloski bëri të ditur se po zhvillohen negociata me kompaninë “Air Montenegro” edhe për dy linja të tjera të mundshme: Tivat–Ohër dhe Shkup–Podgoricë.

Ivanoviq tha se linja e re paraqet hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Ndërkohë, palët kanë rënë dakord që vitin e ardhshëm të organizojnë edhe një forum biznesi me pjesëmarrjen e kompanive nga të dyja shtetet.