You dont have javascript enabled! Please enable it! Ky është Shqiptari që vodhi 53 milionë Paund në Angli para 20 vitesh, pasi doli nga Burgu po bën jetë Luksi

Ky është Shqiptari që vodhi 53 milionë Paund në Angli para 20 vitesh, pasi doli nga Burgu po bën jetë Luksi

Media britanike ‘The Sun’, ka publikuar një artikull ku rikthen në vëmendje grabitjen më të madhe të kryer në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, si sot 20 vite më parë, ku autorët ishin dy shqiptarë.

Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj grabitën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge.

‘The Sun’ shkruan se shqiptari Jetmir Buçpapa po bën një jetë luksoze, me një trashëgimtare milionere në krah të tij.

Buçpapa, 46 vjeç, u dënua me 30 vite burg për grabitjen. Ai kaloi vite në burgun Belmarsh, por u deportua në Shqipëri në 2020.

Burimet për median britanike thonë se Buçpapa ishte fillimisht shumë paranojak pasi ai dhe Hysenaj u liruan nga burgu.

Sipas ‘The Sun’, Buçapa është ndarë nga bashkëshortja Besiana Dunisha, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë, dhe tashmë ka një raport me vajzën e një biznesmeni shqiptar shumë të pasur, i cili punon në një kolegj ndërkombëtar me mësues britanikë.

Buçpapa dhe Hysenaj morën 53.116.760 paund, por 32 milionë paund nuk u gjetën. Dyshohet se paratë mund të jenë transferuar në Qipro dhe Marok.

Menaxheri i objektit u rrëmbye së bashku me gruan dhe fëmijën e tij, në mënyrë që banda e armatosur të siguronte hyrjen. Katërmbëdhjetë punonjës u mbajtën në kafaze nën kërcënimin e armëve,

Pas sulmit, banda u largua me një kamion të ngarkuar me gjysmë ton parash, kryesisht në kartëmonedha 10 dhe 20 paund, drejt fermës Elderden pranë Staplehurst në Kent.

Rreth 100 mijë paund u gjetën në fermë, por pronari John Fowler tha se nuk kishte asnjë ide që paratë po ruheshin në pronën e tij. Ai u shpall i pafajshëm më vonë për çdo akuzë lidhur me grabitjen.

Mbi 9 milionë paund u gjetën në një kontejner në një zonë industriale në Welling, në jug-lindje të Londrës, ndërsa rreth 8 milionë paund u gjetën në një magazinë pranë shtëpisë së Lea Rusha në Southborough, Kent.

Securitas ktheu 25 milionë paund tek Banka e Anglisë, të cilës i takonin paratë.

Por ndërsa miliona paund janë zhdukur pothuajse 20 vjet më vonë, duket se Buçpapa po shijon lirinë e tij maksimalisht.