Kosovari do të dëbohet nga Gjermania, shkaktoi vdekjen e një gruaje gjatë një gare të paligjshme me veturë
Duke zhvilluar shpejtësi të madhe me makinë, kishte shkaktuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçare gjatë një gare të paligjshme rrugore, në vitin 2019.
Një burrë 28-vjeçar kosovar i cili shkaktoi vdekjen e një gruaje 43-vjeçare gjatë një gare të paligjshme rrugore në Moers në vitin 2019 do të deportohet në Kosovë. Gjykata e Lartë Administrative për Shtetin e Rhein-Westfalisë Veriore në Münster njoftoi këtë të martën, transmeton albinfo.ch.
Qyteti i Duisburgut e kishte marrë vendimin për të dëbuar kosovarin sot 28 vjeçar, kishte refuzuar t’i zgjaste lejen e qëndrimit dhe e kishte kërcënuar me dëbim, shkruan dpa.de. I dënuri e apeloi këtë vendim paraprak në Gjykatën e Lartë Administrative.