You dont have javascript enabled! Please enable it! E Dhimbshme/ Ndërroi jetë Mërgimtari me zemër të madhe në Amerikë, njeriu i dashur me komunitetin Shqiptar atje...

E Dhimbshme/ Ndërroi jetë Mërgimtari me zemër të madhe në Amerikë, njeriu i dashur me komunitetin Shqiptar atje…

Lajmrim Mortor
Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin shqiptar për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë:

Pjetër Preka Dedivanaj
(17 maj 2026) në moshën 62-vjeçare.

Djali i të dashurve Prëk Toma dhe Age Gjonja Dedivanaj. Vëllau i dashur i Nishit (Maris), Viktorit (Leonorës), si dhe i të ndjerit Nua, Motrat Prënës, Shaqes dhe Verës. Ishte gjithashtu axha i dashur për Nuan, Sofian, Elizabetën, Jacquelinën, Victorian, Lucian, Jade,
Daja e Marias Gisellën, Luke, Lauren dhe Vincent, si dhe i Celinës dhe Bellës.

Pjetri do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, dashurinë për familjen dhe respektin që kishte për komunitetin shqiptar.
Vizita mortore do të mbahet të premtën, me 22 maj 2026, nga ora 2:00 PM deri në 9:00 PM në:
Wujek-Calcaterra & Sons, Inc.
54880 Van Dyke Ave
Shelby Township, MI 48316

Ceremonia fetare dhe Mesha e Dritës do të zhvillohen të shtunën, me 23 maj 2026, me fillim në ora 9:30 AM, e ndjekur nga Mesha e Shenjtë në ora 10:00 AM në:
Kisha Katolike Shqiptare e “Shën Palit”
Varrimi do të bëhet në Resurrection Cemetery.
18201 Clinton River Rd
Clinton Township, MI 48038
Familja Dedivanaj falenderon të gjithë familjarët, miqtë dhe komunitetin për lutjet, mbështetjen dhe ngushëllimet në këto momente të vështira.
I paharruar qoftë kujtimi i tij