Janë përgjigjur nga Komuna e Gostivarit
Jemi në dijeni të një problemi të krijuar që në vitin 2015 lidhur me një parcelë në varrezat e reja të qytetit. Sa i përket pronësisë së tokës, nuk kemi informacion të saktë nëse pronari në atë periudhë ka qenë apo jo mërgimtar kur ka filluar ky problem.
Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, në disa raste ka bërë përpjekje serioze për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe për të arritur një marrëveshje me pronarin e tokës. Megjithatë, oferta e paraqitur nga ana e komunës është bazuar në çmimet e tregut dhe në të njëjtat kushte me parcelat e tjera të blera nga komuna në zonën përreth.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, pronari i tokës ka kërkuar një çmim dukshëm më të lartë, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka rezultuar i papërballueshëm për buxhetin e Komunës së Gostivarit dhe të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”.