You dont have javascript enabled! Please enable it! Hyri ilegalisht në ITALI, Ja çka i ndodhi 42 vjeçarit Shqiptar

Hyri ilegalisht në ITALI, Ja çka i ndodhi 42 vjeçarit Shqiptar

Thyen dëbimin 5-vjeçar dhe rikthehet në Itali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Morolo

Një 42-vjeçar nga Shqipëria ka përfunduar sërish në prangat e autoriteteve italiane pasi u kap duke shkelur një urdhër dëbimi.

Ngjarja u regjistrua në komunën e Morolos, gjatë një operacioni të gjerë të Karabinierëve për goditjen e krimeve kundër pronës.

Shtetasi shqiptar po udhëtonte me një automjet “Mercedes Benz C-Class” kur u ndalua për kontroll.

Sapo vuri re patrullën, ai shfaqi nervozizëm dhe tentoi të largohej për t’iu shmangur identifikimit, por u bllokua në kohë nga efektivët. Pas shoqërimit në komandën e Anagnit, verifikimet zbuluan se ai ishte dëbuar më parë me një vendim gjykate që i ndalonte hyrjen në Itali për pesë vjet. Aktualisht, ai ndodhet në arrest shtëpie në pritje të procedurave të tjera ligjore.