Humb jetën 26 vjeçari Shqiptar në Itali, një lajm tronditës për krejt mërgimtarët në Itali
🇦🇱😭🇮🇹🙏”Ndahet nga jeta në moshën vetëm 26 vjeç, lamtumirë e dhimbshme për Igli Gjicin.
Jetën e të riut nga Carnate ia mori një armik i heshtur dhe i padukshëm, që e goditi në mënyrë po aq të papritur sa edhe fatale.”🙏🙏🙏
Të dashur Miq…!
Dje , komuniteti shqiptarë i emigrantëve në Milano e rrethinat e saj , përjetoj dramën më të madhe e tragjike të ndarjes nga jeta ,të këtij Djaloshi 26 vjeqarë me origjinë nga Kukësi, duke lënë në lot e gjamë ,dy Prindërit që e kishin fëmijë të vetëm, kushërinjtë , farefisin shoqërinë, kolegët e kështu me radhë.
I ndjeri Igli Gjici, ishte një Djalë plot energji, shpresa dhe ëndërra si çdo i ri..!
Dhe të gjitha këto energji ,u ndërprenë veq në një hark kohorë 10 ditorë ,kur ju diagnostikua një sëmundje e rëndë , lucemi akute fulminante ( e rrufeshme),
që nuk i dha kohë e mundësi as shkencës në Milano ti shpëtonte jetën.
Më besoni , jam akoma në gjendje shokuese totale që dje ,kur u afrova te arkivoli ,dhe pashë trupin e Tij gjigant e sportiv të pa jetë, që veq 10 ditë para vdekjes ,luante futboll mbas turnit të punës me djalin Tim , nipat e mi e kushërinjtë e Tij , deri në orë të vona…!
Këtë dhimbje e deshpërim e kuptojnë dhe e ndjejnë të gjithë ,e në veçanti kush është Prind si unë…!
Unë i dërgoj edhe një herë ngushëllimet e mia të përzemerta e të gjithë familjarëve të mijë , Zotit Lazam Gjici e Bashkëshortes së Tij, e po ashtu, edhe të gjithë familjarëve e të aferme që jetojnë në Itali ,e kudo që ndodhen.
Në të tilla raste është e veshtirë të gjenden fjalët e duhura për tu ngushëlluar …
E imagjinoj që, kurë dy Prindërit humbin fëmijën e tyre të vetëm që kishin, shpirtërisht, janë edhe ata të vdekur, por janë të gjallë fizikisht, dhe si të tillë, për ti ngushëlluar , do t’ju thoja që ,ka edhe njëmijë motive të tjera për të jetuar , e ajo më kryesorja është , lutja dhe dëshira e Iglit për Ju , që të jeni të fortë ,e të vazhdoni, e që Ai ,t’ju ndjeki e t’ju mbroje nga lartësia e qiellit.
Pushofsh në paqe ,e qofsh i Xhenetit
IGLI…😪😪
Lazam Gjici & Bashkëshortja , zoti ju forcoftë e lehtësoftë dhimbjen që po përjetoni.
Ngushëllime të sinçerta per gjithë familjarët Tuaj
Me dhimbje e respekt
Gjovalin Dodaj
Milano, Italy