Më 03.07.2026 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Llakavicë,
ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin ka marrë pjesë një automjet udhëtarësh “Fiat” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga Q.J. (64) nga Gostivari.
Gjatë alkooltestimit të kryer, te shoferi janë matur 1.65 promilë alkool në gjak. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, në ora 23:00 shoferi është privuar nga liria për shkak të veprës penale të kryer sipas nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, ndërsa automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.