You dont have javascript enabled! Please enable it! Gostivari humb 2 djem të rinj, Humbja e tyre lë një dhimbje të madhe për Qytetin

Gostivari humb 2 djem të rinj, Humbja e tyre lë një dhimbje të madhe për Qytetin

Me zemër të thyer morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy djemve të rinj, të cilët u larguan nga kjo botë shumë herët. Dy humbje të rënda që lanë pas dhimbje të madhe, lot dhe boshllëk të pashlyeshëm në zemrat e familjarëve, miqve dhe gjithë atyre që i njohën.

Caktimi i Zotit është i drejtë dhe i paevitueshëm. Kemi lindur për të vdekur, dhe kur Allahu e bën caktimin e Tij, askush nuk mund t’i ikë. Ai i merr më të dashurit e Tij kur dëshiron, dhe vetëm Ai e di urtësinë e çdo ndodhie.

Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Selimi nga Gostivari dhe familjes Zenuni nga Vrapçishti.

Allahu ju dhëntë sabër, forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Zoti i Madhëruar i mëshiroftë të ndjerët, ua faltë gjynahet dhe i shpërbleftë me Xhenet, ndërsa familjarëve ua lehtësoftë zemrat e thyera.

Ngushllime “Allahu na bashkoft në xhenet inshallah”🤲

/Fikret Dauti