You dont have javascript enabled! Please enable it! E PAPRITUR/ Prifti i Krishterë konvertohet në Islam

E PAPRITUR/ Prifti i Krishterë konvertohet në Islam

Prifti ortodoks Vladimir Ugryumov konvertohet në Islam. E ndryshoi emrin e tij në Said Muhamed.

Ai pasi kaloi 15 vjet si prift në Kishën Ortodokse, i ndodhi një ngjarje që i ndryshoi rrënjësisht tërë jetën. Vladimir Ugryumov ishte prift në Kishën Ortodokse. Historia e tij filloi kur një vajzë e krishterë u konvertua në Islam. Kjo vajzë jetonte jo shumë larg vendit ku jetonte prifti. Dhe si prift, kjo temë i tërhoqi vëmendjen, kështu që Vladimir filloi të studionte Islamin, për të zbuluar arsyet që i shtyjnë shumë njerëz të largohen nga Krishterizmi dhe të konvertohen në Islam. Dhe kur filloi të studionte Islamin, ai zbuloi se ka shumë të përbashkëta midis Krishterizmit dhe Islamit.

Myslimanët, si të krishterët, e duan dhe e respektojnë Jezu Krishtin dhe nënën e tij Marinë (paqja qoftë mbi ta) dhe besojnë në të gjitha mrekullitë që kreu Jezusi, duke besuar se ai shëroi të sëmurët, ngriti të pikëlluarit, shëroi lebrosët dhe ringjalli të vdekurit. Të gjitha këto gjëra Jezusi/Isai s.s. i bëri me lejen e Zotit të Plotfuqishëm, dhe ata besojnë se Zoti e ngriti atë në qiell dhe se ai do të kthehet në tokë, si dhe të krishterët, myslimanët besojnë se Jezu Krishti lindi mrekullisht nga Maria pa asnjë ndërhyrje mashkullore, dhe besojnë se Maria, nëna e Krishtit, është më e mira e grave të botëve, dhe ajo është e vetmja grua që u emërua nme emrin e saj një kapitull në Kuranin fisnik.

Po kështu, myslimanët besojnë në shumë personalitete të rëndësishme të njohura në Bibël si pejgamber dhe të dërguar nga Zoti i Plotfuqishëm, siç janë: Abrahami, Ismaili, Isaku, Jakobi, Jozefi, Moisiu, Aaroni, Davidi, Solomoni, Noeu, Loti, Zakaria, Jona, Jobi dhe Gjon Pagëzori, përveç besimit të tyre se Muhamedi dhe Jezusi janë gjithashtu pejgamber dhe të dërguar nga Zoti i Plotfuqishëm. Gjithashtu, myslimanët besojnë, sipas Kuranit të Shenjtë, se Jezusi është Mesia (Krishti). Por gjëja më e rëndësishme që tërhoqi vëmendjen e Vladimirit kur studioi Islamin, dhe e tërhoqi atë fort, është lehtësia e konceptit të monoteizmit në Islam krahasuar me konceptin e Trinisë së Shenjtë në Krishterim. (Triniteti i Shenjtë është një doktrinë e krishterë, të krishterët besojnë se Ati është Perëndi, Jezusi është Perëndi /dhe Biri i Perëndisë në të njëjtën kohë!/, dhe Fryma e Shenjtë është Perëndi, por ata nuk janë tre perëndi, por vetëm një Perëndi.

Ati nuk është Biri, Biri nuk është Fryma, Fryma nuk është Ati.) Koncept i Trinitetit është shumë kompleks dhe shumë të krishterë kanë vështirësi ta kuptojnë atë, megjithatë Vladimiri nuk po mendonte të ndryshonte fenë e tij; sepse ai nuk besonte se ekziston një fe tjetër që është më e vlefshme ose e pranueshme se Krishterizmi. Por kur filloi të studionte Islamin, ai zbuloi se koncepti i Zotit në Islam është shumë i qartë, myslimanët besojnë vetëm në një Zot, Ky Zot është Zoti dhe krijuesi i Jezusit dhe nënës së tij, dhe Ai është i njëjti Zot që Jezu Krishti po i referohej në Ungjillin e Gjonit, 20:17, duke thënë “Perëndia im dhe Perëndia juaj”.Ai është i njëjti Zot që Jezu Krishti adhuroi dhe iu lut në mal, në Ungjillin e Lukës 6:12, thuhet: “dhe Ai (Jezusi) e kaloi tërë natën duke iu lutur Zotit”. Dhe nëse dikush lexon Kuranin e Shenjtë (i cili është libri i shenjtë i myslimanëve) do të zbulojë në të se Krishti po i thërriste njerëzit të adhuronin një Zot të vetëm. Dhe ai u thotë atyre: “Adhuroni Zotin, Zotin tim dhe Zotin tuaj” (Kurani, 5:72). Ky Zot është Zoti i këtyre njerëzve dhe ai është gjithashtu Zoti i Krishtit. Myslimanët nuk besojnë se Jezu Krishti është Zot, por besojnë se ai është i Dërguari i Zotit dhe Pejgamberi i Tij. Ish-prifti Vladimir tha: Kjo është ajo që kam ndjerë gjithmonë se Zoti është një, se Jezusi është Pejgamberii i Zotit dhe i Dërguari i Zotit, por ai nuk është Zot. Ish-prifti Vladimir përmendi ndjenjat e tij kur dëgjoi ezanin për herë të parë në Turqi para konvertimit të tij në Islam.

Ai tha: “Ndjeva një ndjenjë të veçantë kur dëgjova ezanin, ishte sikur shpirti im po tërhiqej në xhami, “por unë kam qenë prift për pesëmbëdhjetë vitet e fundit dhe kam shërbyer në kisha të ndryshme, kështu që nuk e ndoqa shpirtin tim në atë kohë, por sot që shkoj në xhami vendosa të shkoj në Mekë në këmbë.” Një nga anëtarët e kishës së cilës i përkiste prifti tha se të gjithë e respektonin dhe e donin shumë, por diçka i ndodhi që e bëri të largohej nga kisha dhe të konvertohej në Islam. Nga ana e tij, ish-prifti Vladimir tha: Se ai i do shumë ish-anëtarët e tij të kishës, i respekton ata dhe i falënderon për trajtimin e mirë që kanë bërë ndaj tij, dhe thotë: Disa miq të vërtetë nuk më kuptojnë, por ky është një vendim që kam pasur për një kohë dhe e mora pas një studimi të thellë. Pasi përfundoi studimin e Islamit në moshën 48-vjeçare, ish-prifti Vladimir e dinte se kjo fe është feja e monoteizmit të pastër dhe është feja e të gjithë pejgamberëve, kështu që e la plotësisht shërbimin e tij në kishë, u konvertua në Islam dhe vendosi menjëherë pas kësaj të shkonte në Haxh në këmbë. Pasi u konvertua në Islam, ish-prifti Vladimir Ugryumov e ndryshoi emrin e tij në Said Muhamed.