You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjendet i vdekur në veturë Biznesmeni Shqiptar, Ja kush është ai

Gjendet i vdekur në veturë Biznesmeni Shqiptar, Ja kush është ai

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë në Veternik.

Mësohet se bëhet fjalë për Hekuran Hoxha nga Gjakova i njohur si biznesmen. Ai ishte edhe kandidat i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Lidhur me këtë rast, Zëdhënësi i policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana tha për Indeksonline se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

Personi i cili është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka bërë vetëvrasje!