You dont have javascript enabled! Please enable it! Dr.Mediha Lushi Selimi - kryen specializimin për Reumatologji...

Dr.Mediha Lushi Selimi – kryen specializimin për Reumatologji…

Spitali i Gostivarit me shërbime të reja në Reumatologji – Dr. Mediha Lushi Selimi Specialiste e Reumatologjisë

Spitali i Gostivarit pasurohet me një risi të rëndësishme në shërbimet shëndetësore, duke u pajisur për herë të parë me kuadër specialiste në fushën e Reumatologjisë.

Dr. Mediha Lushi Selimi sot ka kaluar me sukses provimin specialistik pranë Klinikës Universitare të Reumatologjisë dhe nga sot mban titullin Specialiste e Reumatologjisë.

Kjo risi u mundëson pacientëve të Gostivarit dhe rrethinës qasje më të lehtë në shërbime të reja dhe të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatologjike, duke rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor në nivel lokal.

Në emër të drejtorit të Spitalit të Gostivarit, Sub.Spec.Dr. Emri Bajrami, si dhe në emër të të gjithë të punësuarve të spitalit, i urojmë Spec. Dr. Mediha Lushi Selimit suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Me respekt,
Spitali Gostivar
28.01.2026