You dont have javascript enabled! Please enable it! Gendet pa shenja jete një 37-vjeçare në fshatin Shqiptar në Maqedoni, Ja çfarë ka ndodhur...

Gendet pa shenja jete një 37-vjeçare në fshatin Shqiptar në Maqedoni, Ja çfarë ka ndodhur…

​Në fshatin Kopanicë të Shkupit, në komunën e Sarajit, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje 37-vjeçare me plagë me armë zjarri në kokë, të shkaktuar nga pistoleta e bashkëshortit të saj, e cila ndodhej pranë saj. Nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo jo, mbetet të hetohet nga Prokuroria e Shkupit, e cila megjithatë ka kërkuar paraburgim për bashkëshortin e të ndjerës, pasi pistoleta ishte e tij. Ai e posedonte atë pa leje.

​„Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet e SPB Shkup kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në fshatin Kopanicë të Shkupit, ku u gjet trupi i një gruaje të vdekur 37-vjeçare me plagë me armë zjarri në kokë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion, ndërsa po ndërmerren edhe masa dhe aktivitete të tjera për zbardhjen e plotë të rastit. Pranë trupit është gjetur një pistoletë e llojit ‘Glock 19’, pronë e bashkëshortit të saj“, njofton Prokuroria.

​Bashkëshorti është ndaluar menjëherë, ndërsa prokurori ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për veprën penale Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

​„Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, dhe kjo masë është pranuar nga Gjykata. Ndërkohë, PTHP Shkup dhe SPB Shkup vazhdojnë të veprojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, thonë nga Prokuroria.