You dont have javascript enabled! Please enable it! E dhimbshme: Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga skelet sot

E dhimbshme: Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga skelet sot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë punës në ndërtimtari, ku një punëtor i ri ka humbur jetën pasi ka rënë nga një skelë. Rasti ka tronditur komunitetin dhe kolegët e tij të punës.

Viktima është identifikuar si Valmir Klinaku, 31 vjeç nga Bivolaku i Vushtrrisë. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht derisa ishte duke punuar, duke pësuar lëndime fatale.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët kanë shprehur pikëllim të thellë për humbjen e hershme të tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes Klinaku në këtë moment të rëndë dhe të dhimbshëm.