You dont have javascript enabled! Please enable it! EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

Një shqiptar i është shtuar listës së personave më të kërkuar në Europë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Shpendi Malo.

Ai është pjesë e listës ‘Europe’s Most Wanted’ pasi besohet se ka eI minuarnjë 27-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas ZDF, ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2019 në Gjermani.

Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur personin me anë të celularit në pyllin Dölauer Heide, një pyll urban në Halle (Saale).

Ende nuk është e qartë nëse ka pasur një bashkëpunëtor. Por sipas policisë, disa prova e sugjerojnë këtë. Edhe motivi i saktë i kr i mit nuk dihet. Mund të bëhet fjalë për mosmarrëveshje në fushën e trafikut të drogës.

Shpendi Malo është 34 vjeç. Personi i kërkuar kishte flokë të errët dhe të drejtë në vitin 2019 dhe ishte i dobët. Detaj i veçantë: në fytyrën e tij ka disa nishane, më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.

Ai cilësohet i rrezikshëm dhe Europoli sugjeron që të mos i afrohen por të lajmërojnë policinë ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit.