You dont have javascript enabled! Please enable it! E rëndë/ Dy vajza të reja Shqiptare 24 dhe 18 vjeçe, humbin jetën pas një aksidenti në Gjermani

E rëndë/ Dy vajza të reja Shqiptare 24 dhe 18 vjeçe, humbin jetën pas një aksidenti në Gjermani

Dy vajza humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani (E.Z 24 vjeç
A.Z 18 vjeç)

Dy vajza me prejardhje nga fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, afër Appenweierit në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe policisë, aksidenti fillimisht u shkaktua nga një përplasje mes dy automjeteve gjatë një ndërrimi korsie me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e tjerë të frenonin papritur. Më pas ndodhi një aksident zinxhiror ku u përfshinë gjithsej pesë automjete të tjera.

Dy gratë, të cilat udhëtonin në të njëjtin automjet, pësuan lëndime fatale dhe ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Një person tjetër u raportua i plagosur rëndë, ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro.

Autostrada A5 në drejtim të Karlsruhes u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia zhvilluan operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Familjarëve, miqve dhe të afërmve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.

Burimi: Tagesschau (ARD Gjermani)⁠ dhe raportimet e policisë së Baden-Württemberg.