A e mbani mend Shenki Versaçen, Ja çfarë ka ndodhur me të
Shenki Versace lirohet nga paraburgimi pas një viti e gjysmë: i pandehuri në rastin “Bellanozza-Baron” mbetet vetëm pa pasaportë
Shenasi Mislani, i njohur në publik si Shenki Versace, po lirohet nga paraburgimi, mësoi “Skopje1” nga burime në Gjykatën Penale.
Sipas informacioneve tona, gjykata ka vendosur ta zëvendësojë paraburgimin e tij me masa paraprake. Mislanit i është urdhëruar të paraqitet rregullisht në gjykatë, dhe njëkohësisht i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për të parandaluar një arratisje të mundshme.
Ai ndodhet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2024.
Ndryshe nga ai, vëllai i tij Mirvet Mislani mbetet në paraburgim.
Shenasi Mislani është një nga të pandehurit në çështjen kundër grupit kriminal “Belanoca-Baron”, në të cilën prokuroria i akuzon të pandehurit për disa krime të rënda, duke përfshirë: bashkim kriminal, vrasje, zhvatje, kërcënime dhe zjarrvënie të ndërtesave dhe makinave.
Në shtator të vitit të kaluar, në një seancë të mbajtur në sallën e gjyqit në Qendrën Korrektuese të Idrizovës, të pandehurit deklaruan të pafajshëm për akuzat kundër tyre.
Në bankën e të akuzuarve, përveç vëllezërve Mislani, janë edhe Reshat Ismani, Abdullah Sadiki dhe Akif Memshi.
Shenasi Mislani njihet më mirë nga publiku me nofkën Shenki Versace, për shkak të lidhjes së tij të gjatë me markën e famshme të modës.