Aksident zinxhir në autostradën Tetovë – Gostivar në afërsi të mbikalimit të Negotinës
Moti i ftohtë dhe ngricat në rrugë po vazhdojnë të marrin haraç. Sonte është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë – Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Negotinës.
Sipas videove të dërguara në redaksinë e televizionit Globi, në aksident dyshohet se janë përfshirë më shumë se pesë automjete. Pamjet tregojnë kushte të vështira qarkullimi, ndërsa ngricat në asfalt dyshohet se kanë ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për të lënduar, ndërsa ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të normalizuar qarkullimin.
Më shumë detaje priten të publikohen gjatë natës.