Një automjet pasagjerësh ka rënë në lumin Radika këtë pasdite, në një vendndodhje pranë Manastirit “Shën Jovan Bigorski”. Raporti për aksidentin rrugor është marrë nga qendra emergjente E-112 Ohër.
Sipas informacioneve nga Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave (QRMK) Tetovë, automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin, është rrëshqitur disa herë dhe është përmbysur, pas së cilës ka përfunduar në lumë.
Menjëherë për ngjarjen janë njoftuar oficerët e policisë nga Stacioni Policor i Rostushës, të cilët kanë shkuar në vendngjarje së bashku me komandantin e stacionit.
Po ndërhyjnë edhe ekipet e Departamentit Territorial të Zjarrfikësve – Gostivar me dy automjete dhe katër zjarrfikës, si dhe Shërbimi i Mjekësisë Emergjente të Rostushës.
Priten informacione nga autoritetet për të lënduar ose viktima të mundshme.